LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

E plotësuar: Shtatë persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një kamioni.

“Mund të konfirmojmë se, pak para orës 13:00 në Autostradën Ibrahim Rugova, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke  u marrë me rastin”, ka thënë Kelani.

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

E plotësuar: Një aksident i rëndë ka ndodhur sot para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç‘rast një familje pesë anëtarëshe ka marr lëndime trupore.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur para orës 13:00, ndërsa në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion.

Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të detajeve tjera. /Telegrafi/