LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë komunikacioni në Trudë, një person i vdekur dhe një i lënduar

Aksident i rëndë komunikacioni në Trudë, një person i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në autostradë, në segmentin në Trudë të Prishtinës, me ç’rast një person, shqiptar i Maqedonisë ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti me fatalitet ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:50 në segmentin e autostradës në Trudë, kur janë ndeshur një automjet me tabela të huaja dhe një kamion transportues me tabela vendore.


“Si pasoj e aksidentit dhe lëndimeve të rënda të marra  në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë pasagjeri i automjetit të udhëtareve, shtetas i Maqedonisë, kurse vozitësi  gjithashtu shtetas i Maqedonisë, është dërguar  në QKUK për tretman mjekësore”, thuhet në raportin e Policisë.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar mjeku kujdestar.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore, njësiti i zjarrfikëseve dhe Prokurori i shtetit.

Me vendimin e Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, kurse dy vozitësit e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, njëri prej tyre nën mbikëqyrjen Policore në QKUK. /Telegrafi/