LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë i dy atletëve britanikë, rrezikojnë karrierën

Aksident i rëndë i dy atletëve britanikë, rrezikojnë karrierën

Dy sprinterët britanikë, James Ellington dhe Nigel Levine, pritet të mungojnë së paku në angazhimet e këtij viti, pas lëndimeve serioze me një motoçikletë në Spanjë.

Ellington e ka thyer këmbën në dy vende, ndërsa të dy sportistët kanë pësuar fraktura në pelvik.


Federata britanike e atletëve ka bërë të ditur se dy atletët janë të vetëdijshëm dhe gjendja e tyre është stabile. Sidoqoftë, testet e mëtutjeshme mjekësore do të tregojnë për seriozitetit e lëndimit.

Ellington dhe Levine ishin duke vozitur motoçikletën kur janë përplasur me një veturë që voziste në drejtim të kundërt.

Aksidenti ka ndodhur të martën mbrëma, ndërsa frakturat në pelvik zakonisht ua rrezikojnë karrierën atletëve.

31-vjeçari Ellington është specialist në distancat 100m dhe 200m dhe pjesëmarrës i dyfishtë në Lojërat Olimpike, ndërsa ka qenë pjesë e triumfit në medaljen e artë të Kampionateve Evropiane 2014 dhe 2016 në 4x100m

Nga ana tjetër, 27-vjeçari Levine është një vrapues në 400m, i cili ka lindur në Trinidad, ndërsa është rritur në Northamptonshire. Ai e ka fituar medaljen e artë evropiane në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori