Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë.

Nga ky aksident dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 14:30, në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë”, ka thënë Hoxha.

Njësitë relevate për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke trajtuar rastin./Telegrafi/