LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Shkup, lëndohen dy persona

Aksident në Shkup, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Një aksident me motor ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në bulevardin Jane Sandanski në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, janë lënduar dy persona të cilët janë transferuar në Klinikën “Nënë Tereza”.


Aksidenti ka ndodhur kur një motor i tipit “Yamaha” pa targa të regjistrimit, i drejtuar nga G.Gj (28) nga Shkupi, ka dalë nga rruga.

Ndërsa janë lënduar shoferi dhe bashkudhëtari L.J (26) po ashtu nga Shkupi./Telegrafi/