LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Tetovë-Gostivar, lëndohen disa persona

Sot ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Tetovë-Gostivar në të cilën janë lënduar disa persona.

“Sot (28 qershor) rreth orës 09:45 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri automjete “Seat Leon” me targa të Gostivarit dhe “Volkswagen Golf” dhe “Fiat” me targa të Tetovës”, njoftojnë nga policia.


Në aksident janë lënduar gjithsej pesë persona të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë është bërë nga policia e njësitit për punë të brendshme të Gostivarit./Telegrafi/