LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Shkup-Veles, lëndohet rëndë një person

Aksident në rrugën Shkup-Veles, lëndohet rëndë një person
Foto: Ilustrim

Një person është lënduar rëndë, pas një aksidenti që ka pësuar në rrugën Shkup-Veles.

Nga MPB informojnë se aksidenti është denoncuar rreth orës 03:30, ndërsa i njëjti ka ndodhur në rrugën rajonale Shkup-Veles, në afërsi të fshatit Trubarevë.


Sipas informatave të policisë, 24-vjeçari H.K nga Shkupi, duke e drejtuar makinën e tij “Alfa” ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

Në këtë aksident lëndime më të lehta ka marrë edhe bashkëudhëtari në makinë.

Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë ekspertizë./Telegrafi/