LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohet një person

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premten në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli, ku ka mbetur i lënduar një person.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.


“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Njësitet policore po merren me aksidentin. /Telegrafi/