LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Ohër – Kërçovë, tre të lënduar

Aksident në rrugën Ohër – Kërçovë, tre të lënduar
Foto: Ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 09.10.2021 në ora 10:20 në rrugën Ohër – Kërçovë ka ndodhur aksident mes automjetit “Ford Escort”, me tabela të Kërçovës e drejtuar nga G.K (48) nga Kërçova dhe automjetit “Opel Meriva” me tabela të Shkupit e drejtuar nga B.S (62) nga Shkupi.

Në aksident, sipas njoftimit të MPB-së, janë lënduar shoferi B.S, ndërsa me lëndime trupore janë lënduar dy bashkëudhëtare B.S (22) dhe B.S (52) nga e njëjta veturë.


Lëndimet janë konstatuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Ekipi i SPB Ohër ka kryer këqyerjen e vendit të ngjarjes./Telegrafi/