Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut sot pasdite në rrugën Gjakovë-Pejë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë Nysret Gjurkaj ka konfirmuar se dy vetura janë aksidentuar në fshatin Hereq dhe se personat e aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetën.

“Dy persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave. Personave të lënduar u është dhënë ndihma mjekësore dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë”, tha Gjurkaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca mjekësore.