Aksident në Prizren, dy persona të lënduar

Një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur dy këmbësoret - një mashkull dhe një femër.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30 në rrugën “Ismaj Kryeziu”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































