LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Aksident në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Një person është lënduar sot si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Tutje, ajo theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/