Aksident në Prishtinë, lëndohen pesë persona


Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën "Nazim Gafurri" në Prishtinë, me ç'rast janë lënduar pesë persona.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:22 , ka njoftuar policia.
"Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e PK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































