Aksident në Prishtinë


Një person ka mbetur i lënduar, pas një aksidenti që ndodhi në mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën ”Vëllëzërit Fazliu”, derisa si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë në trafik, një motoçikletë është përplasur me një veturë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, i cili tha se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK.
Nga
Telegrafi
31/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































