LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Polac të Skënderajt, 4 të lënduar

Aksident në Polac të Skënderajt, 4 të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth 19:30 në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, përkatësisht në fshatin Polac.

Rasti e ka konfirmuar për Veriu.info edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në aksident janë përfshirë dy automjete.


“Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar persona, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësore në QKMF në Skenderaj, ku më pastaj janë transferuar për në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, thotë Zahiti, transmeton Veriu.info.

Ai bën të ditur se shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë pakujdesia e drejtuesit të njërit automjet, i cili ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës dhe për pasojë e ka goditur veturën tjetër.