eksperti-banner

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku si pasojë një person është lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


"Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 23:30 në rrugën "Ukshin Kovaqca" në Mitrovicë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile ku një person është lënduar", ka thënë Zahiti. /Telegrafi/