LAJMI I FUNDIT:

Aksident në mes tre veturave në Shkup, 8 persona të lënduar, mes tyre edhe fëmijë

Aksident në mes tre veturave në Shkup, 8 persona të lënduar, mes tyre edhe fëmijë

Dje në ora 14:15 në SPB Shkup është raportuar se në Bul. “Sllovenia” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen”, drejtuar nga M.B.(25) nga Shkupi, automjetit “Opel” drejtuar nga I.Sh.(52) nga Shkupi si dhe automjetit “Mercedes”, drejtuar nga I.A.(34) nga fshati Luboten i Shkupit, të tre me targa të Shkupit.

Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë një bashkudhëtar i mitur nga automjeti “Volkswagen”, ndërsa tre shoferët kanë ngelur të lënduar, si dhe bashkudhëtarët e automjetit “Opel”, J.Sh.(49) dhe B.Gj.(24), dhe një bashkudhëtar i mitur, të gjithë nga Shkupi, si dhe bashkudhëtaret nga automjeti “Mercedes”, N.Sh.(49) dhe një bashkudhëtar i mitur, të dy nga Shkupi, që janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”, Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” dhe Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer ekipet e SPB Shkup./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori