LAJMI I FUNDIT:

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy persona të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy persona të lënduar
Foto: Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Penuhë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, kurse dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Më, 01.09.2020, në ora 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, tha Krasniqi. /Telegrafi/