LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Korçë, plagoset 27-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit

Aksident në Korçë, plagoset 27-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Zvezdë në Maliq të Korçës, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një 27-vjeçar.

Policia bën me dije se ky i plagosuri, i identifikuar si A.M banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.


Për pasojë i riu ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /Telegrafi/