Aksident në dalje të Prishtinës, te rrethi i FSK-së – dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në dalje të Prishtinës, saktësisht te rrethi afër Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Aksident ka ndodhur rreth orës 06:30, në rreth-rrotullim.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës bëri të ditur për Telegrafin se rreth orës 06:30 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































