LAJMI I FUNDIT:

Aksident në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, vdes një person

Aksident në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, vdes një person
Foto: Ilustrim

Si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, të dielën, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth në orën 18:38, ku dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe është rrokullisur.


“Në ora 18:38 në autostradën “Arbën Xhaferi” afër fshatit Babush. (Ferizaj) është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur, një person tjetër po ashtu raportohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë ai.

Ai bën thirrje për kujdes tek shoferët dhe të kenë vëmendje të shtuar sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe të tjerët.

“Rastet e aksidenteve, kryesisht vet aksidenteve javën që po e lëmë pas kanë rezultuar me pasoja fatale, prandaj edhe një herë kërkojmë që drejtuesit e automjeteve të kenë vëmendje të shtuar dhe vigjilencë, sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe të tjerët pjesëmarrës në trafik”.

“Policia do të marrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë në trafik dhe do të ketë zero tolerancë”, ka thënë Hoxha. /Telegrafi/