LAJMI I FUNDIT:

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë, tre të lënduar

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë, tre të lënduar

Në rrugën Gjilan-Prishtinë ka ndodhur një aksident, si pasojë e të cilit lëndime kanë pësuar tre persona.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas të cilës, aksidenti ka ndodhur në këtë rrugë, saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit.


“Rreth orës 11:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Siç ka bërë të ditur Ahmeti, në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

“Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur Ahmeti. /Telegrafi/