LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes tri veturave në Strellc të Deçanit, një i lënduar

Aksident mes tri veturave në Strellc të Deçanit, një i lënduar
Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në Strellc të Deçanit.

Në të janë përfshirë tri vetura, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe janë përfshirë tri vetura, kurse një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore për t’i hetuar rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/