LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes dy kamionëve në magjistralen Gjilan – Prishtinë, lëndohen shoferët

Aksident mes dy kamionëve në magjistralen Gjilan – Prishtinë, lëndohen shoferët

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan – Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy kamionë, kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot me datë 14.04.2023 rreth orës 09:00 në magjistralen Gjilan – Prishtinë në fshatin Llabjan ka ndodhur një aksident Trafiku me lëndime. Nga vendi i ngjarjes patrolla e Komunikacionit rrugor njofton se të involvuar në aksident janë dy kamionë transportues dhe një veturë.Me këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e kamionëve të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor”, potencoi ai.

Hashani deklaroi se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikëseve ku kanë ndihmuar largimin e kamionëve dhe lirimin e rrugës.

Tutje, ai tha se Policia e Kosovës njësitet rajonale të komunikacionit rrugor janë në vendin e ngjarjes dhe po i hetojnë rrethanat e këtij aksidenti. /Telegrafi/