LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në Turqi, vdes një shtetas i Maqedonisë

Aksident komunikacioni në Turqi, vdes një shtetas i Maqedonisë

Mediat turke njoftojnë se në një aksident komunikacioni në mes të një kamioni dhe autobusi nga Maqedonia, ka vdekur një shtetas i Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Malkara. Autobusi me targa të Maqedonisë është përplasur me një kamion me targa të Turqisë.

Përveç një të vdekuri, raportohet se ka edhe të lënduar në mesin e 39 udhëtarëve, të cilët janë dërguar në spitalin më të afërt. Nuk dihen shkaqet e aksidentit./Telegrafi/