Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


“Sot rreth orës 16:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ozdrim-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy  vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rufova. /Telegrafi/