LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në Isniq të Deçanit (Foto)

Aksident komunikacioni në Isniq të Deçanit (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në Isniq të Deçanit, kur një veturë është ndeshur me një autobus.

Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi vetura, e cila ka hyrë në tejkalim, është përplasur në një autobus.


Nuk bëhet e ditur nëse në këtë aksident ka viktima, apo të lënduar. Por, në bazë të fotografisë që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura e aksidentuar është dëmtuar shumë.

Telegrafi ka provuar të marrë informacione zyrtarë nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, por ai ka qenë i paqasshëm.

Lexuesit tanë do t’i mbajmë të informuar lidhur me aksidentin sapo të sigurojmë informacione zyrtare lidhur me aksidentin. /Telegrafi/