LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në autostradën Shkup-Tetovë, lëndohen tetë persona

Aksident komunikacioni në autostradën Shkup-Tetovë, lëndohen tetë persona

Tetë presona janë lënduar në aksident komunikacioni, ku janë përplasur tre automjete. Aksidenti ka ndodhur dje në pikëpagesën e autostradës Shkup – Tetovë, në Zhelinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të SPB-së së Tetovës, janë përplasur një veturë ”BMW” me regjistrim të Maqedonisë, një veutrë ”Honda Jaz”, me regjistrim të Serbisë, dhe një ”Passat” me regjistrim të Maqedonisë.


Nga përplasja e veturave, një preson është i lënduar më rëndë, kurse të tjerët janë lënduar lehtë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë./Telegrafi/