Aksident i pazakontë në një garazh në Gjermani – i moshuari përplas makinën për muri, përfundon i bllokuar në boshtin e ventilimit pas tij

Në një garazh parkimi në Ludwigsburg të Gjermanisë, ka ndodhur një aksident i pazakonshëm.
Sipas policisë, burri 90-vjeçar e drejtoi makinën e tij mbrapsht në një mur betoni në një garazh parkimi, shkrujnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi.
Muri më pas u shemb dhe Porsche mbeti i bllokuar në boshtin e ventilimit pas tij.
Policia thotë se pjesa e pasme e makinës varej rreth pesë metra mbi tokë.
Sipas policisë, shoferi nuk u lëndua, por mbeti i bllokuar brenda makinës së tij.
Zjarrfikësit më në fund arritën ta lironin 90-vjeçarin.
Shkaku i saktë i aksidentit është ende i paqartë, tha policia. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































