Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Kërçovë - Gostivar, në afërsi të Kolibarit dhe Drapkin Dollit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur dje dhe ka qenë fatal, me ç'rast ka vdekur Sh.J (76) nga Kolibari. SH.J ka qenë shoferi i veturës ''mercedes''. Tre persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.


Policia ka kryer ekspertizën e duhur, ndërkaq trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/