LAJMI I FUNDIT:

Aksident ajror në Mesdhe, rrëzohet një helikopter – vdesin pesë ushtarë amerikanë

Aksident ajror në Mesdhe, rrëzohet një helikopter – vdesin pesë ushtarë amerikanë

Pesë pjesëtarë të ushtrisë amerikane humbën jetën kur një helikopter ushtarak u rrëzua në pjesën lindore të Detit Mesdhe gjatë një misioni stërvitor, thanë zyrtarët amerikanë të dielën.

Komanda amerikane tha se të pesë anëtarët e ekuipazhit vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua “gjatë një misioni rutinë të furnizimit me karburant në fluturim, si pjesë e trajnimit ushtarak”.


Ushtria e bëri njoftimin e parë rreth aksidentit të shtunën duke thënë se shkaku po hetohej dhe se nuk ka të dhëna për ndonjë veprim nga palët kundërshtare. Komanda njoftoi të dielën se “përpjekjet e kërkim-shpëtimit filluan menjëherë, duke angazhuar anije dhe aeroplanë ushtarakë që ndodheshin aty pranë.

Përmes një deklarate, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, shprehu ngushëllimet “për humbjen tragjike të pesë ushtarakëve amerikanë gjatë një aksidenti stërvitor në Detin Mesdhe të shtunën herët në mëngjes”.

Forcat Ajrore amerikane kanë dërguar skuadrilje shtesë në rajon dhe aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford”, e cila ka një sërë avionësh në bord, ka operuar gjithashtu në Mesdheun lindor. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori