LAJMI I FUNDIT:

Aksident afër konvikteve në Prishtinë, motoçiklisti dërgohet me autoambulancë

Aksident afër konvikteve në Prishtinë, motoçiklisti dërgohet me autoambulancë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet se në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca.

Po ashtu, në mes të rrugës shihet një motoçikletë, ndërsa nuk dihet numri i personave të lënduar.


Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm. /Telegrafi/