Akrobatja Fiona Rushiti sfidon lartësitë në Grykën e Rugovës

Gryka e Rugovës
Akrobatja e njohur Fiona Rushiti ka realizuar një shfaqje të rrallë, në sfidën e saj të radhës.
Akrobatja e lartësive të mëdha këtë herë ka sfiduar veten në Grykën e Rugovës, përkatësisht në Via Ferrata.
Ajo shihet tejet e sigurt teksa provon akrobacione në një lartësi të madhe.
Fiona gjatë 2023 ishte varur në urën e Vashës, që është 152 metra e lartë dhe në këtë urë ka realizuar disa akrobacione.
Ura e Vashës, ura më e re dhe më e lartë e ndërtuar së fundmi në Shqipëri, u sfidua nga guximi i jashtëzakonshëm i akrobates së rrallë shqiptare.
Edhe me herët, Fiona Rushiti ka realizuar akrobaci në lartësi të mëdha duke zgjedhur urat më të larta në Shqipëri.
Video është marrë nga Gresa Berisha në profilin e saj në Facebook.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































