LAJMI I FUNDIT:

Akrepi – Horoskopi vjetor për 2023

Akrepi – Horoskopi vjetor për 2023

Parashikimi për dashurinë, punën dhe shëndetin

Horoskopi vjetor për Akrepat tregon që këtë shenjë temperamente dhe misterioze e pret një luftë e vështirë, sepse ky do të jetë viti kur filloni të merrni përsipër sundimin e jetës suaj!

Ka mundësi që të ndieni përparim në të gjitha fushat e jetës. Është me rëndësi t’i përkushtoheni vetes, të punoni në veten tuaj dhe të mos jeni rob i pritjeve apo presioneve të të tjerëve.

Mundësia për të testuar forcën tuaj, për të fituar përvoja të pazakonta do të ndjekë gjithmonë Akrepat gjatë gjithë vitit, transmeton Telegrafi.

Puna

Agonia e cila ka filluar në marsin e vitit 2020 përfundimisht merr fund më 7 mars 2023, kështu që më e keqja ka kaluar, ndërsa gjërat vendosen pikërisht në atë mënyrë për të fituar atë që e meritoni.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që Marsi retrograd deri në janarin e vitit të ardhshëm, dhe nga 12 janari e më tutje disa Akrepa kanë rastin që në shpejtësi të ndërrojnë vendin e punës, në mënyrë që në muajin mars pikërisht të jenë atje ku në një mënyrë i çon fati.

Jupiteri nga 20 dhjetori sjell shanse të reja afariste, që gjithsesi në fund të marsit do të rezultojë me ndonjë ofertë pune, e cila do të jetë shumë e mirë për ju. Edhe kur hyjmë në Vitin e ri ju ende e ndieni peshën nga Saturni te Ujori dhe nuk shihni asgjë të mirë, sepse tashmë dy vjet po hasni në pengesa të cilat ju kanë ngadalësuar të realizoni qëllimet tuaja.

Shpërblimet për angazhimet tuaja përfundimisht fillojnë të arrijnë në muajin mars kur Saturni hyn te Peshqit.

Më 16 maj, Jupiteri hyn te Demi dhe ndryshon partneritetin tuaj afarist për çështje financash. Kjo do të thotë që bashkëpunimi me Demat mund të jetë i dobishëm.

Planeti i biznesit tuaj, Marsi, ende është retrograd dhe për këtë shkak po vendnumëroni, por duhet ta dini që nga janari fillon shumëçka të ndodhë konkretisht dhe do të dini se cili është për ju vendimi i duhur afarist.

Në muajin mars, pos hyrjes së Saturnit te Peshqit, edhe Marsi hyn te Gaforret, andaj do të keni gjasa të shkëlqyeshme planetare për një ndryshim më të mirë në biznes.

Pjesa e dytë e vitit 2023 sjell një lehtësim të madh, sepse nuk do ta ndieni barrën të cilën e bartni tashmë dy vjet e gjysmë.

Viti 2023 është shumë i suksesshëm për ju, por do të shihni që ndryshimet kryesore vijnë në pjesën e dytë të vitit, kështu që duhet vetëm të jeni të durueshëm.

Shëndeti

Në dy vjetët e fundit shumë gjëra ju kanë lënduar, para së gjithash, për shkak të Saturnit te Ujori i cili është atje në më muajin mars.

Kushtoni vëmendje gjysmës së parë të vitit: gjatë kësaj periudhe është i mundur një përkeqësim i sëmundjeve të vjetra ose shfaqja e papritur e të rejave.

Pjesa e dytë e vitit 2023 ju sjell përmirësim të gjendjes shëndetësore.

Yjet këshillojnë të bëni një mënyrë jetese të shëndetshme gjatë gjithë vitit.

Dashuria

Për shkak të Saturnit te Ujori, nga marsi i vitit 2020, i cili gjithë kohën është aty, kanë përfunduar shumë martesa dhe lidhje dashurie, të cilat në fakt as që është dashur të ekzistonin. Ankthi që ndieni në nivelin emocional dhe marrëdhënia që potencialisht po dështon, sigurisht që duhet të përfundojë në mars 2023, kur po hyni në një periudhë ndryshimesh të mëdha.

Urani te Demi kërkon më shumë liri në marrëdhëniet emocionale dhe çfarëdo pasurie dhe xhelozie mund të jenë vetëm kundërproduktive. Ju nuk mund të jeni “ai personi i mëparshëm” i cili mban çdo gjë nën kontroll sikur të jetë pronë juaja.

Ka nevojë për më shumë kompromise dhe përshtatje në çfarëdo marrëdhënieje dhe ky është një leksion kryesor në dashuri, të cilin është dashur ta mësoni dy vjetët e fundit. Keni parë që liria është një ndër gjërat më të rëndësishme, madje edhe kur bëhet fjalë për dashurinë.

Saturni, më 7 mars, hyn te Peshqit dhe ju sjell një shans për një lidhje serioze emocionale me dikë i cili ju është përkushtuar juve. Është ky një rast që të realizoni marrëdhënie të qëndrueshme të cilat janë e kundërta e marrëdhënies që e keni pasur tashmë dy vjet e gjysmë.

Keni pasur shumë dështime, si në planin emocional ashtu edhe në atë afarist. Para së gjithash, kjo kishte të bënte me marrëdhënien me një person nga familja, andaj edhe ajo situatë do të zgjidhet në fillim të marsit 2023.

Jupiteri dhe Venera te Dashi në muajin mars mund t’ju sjellin një njohje interesante nëpërmjet kontakteve afariste. Ai është dikush i cili është njeri i aksioneve dhe me plot ambicie, por do t’ju befasojë me qasjen e tij të drejtpërdrejtë.

Për shkak të Uranit te Demi, mësoni të jeni të durueshëm, që është sikur të dëshironi dikë, por që të mos jeni vazhdimisht bashkë. Distancimi në marrëdhënie mund të ketë një efekt veçanërisht të mirë në natyrën tuaj emocionale.

Venera retrograde në muajt korrik dhe gusht do t’ju sjellë kthimin në të kaluarën dhe paraqitjen e personit të cilin dikur e keni dashur shumë.

Megjithatë, kur shikojnë gjithë vitin 2023, prisni një kthesë pozitive në planin e dashurisë nga muaji mars kur planetët të fillojnë të punojnë për ju. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori