LAJMI I FUNDIT:

Akrapoviç: Na fal Gent, ne duam të vazhdojmë në Europa League

Akrapoviç: Na fal Gent, ne duam të vazhdojmë në Europa League

Shkëndija ka mësuar emrin e kundërshtarit në garat e “play-off” të Europa League. Është Gent pengesa e fundit e Shkëndijës për të bërë ëndërrën realitet dhe për tu kualifikuar në ndeshjet e grupeve të Liga Evropa.

Trajneri Akrapoviç, i cili me ardhjen e tij rilindi Shkëndijën, thotë se skuadrën e tij e presin dy përballje të vështira ndaj Gentit, megjithatë dëshira e gjithë stafit dhe ata që jetojnë me Shkëndijën, është që sa më gjatë të qëndrojnë në Evropë.

“Shorti na ka caktuar të përballemi me një skuadër shumë kualitative, me renome dhe që vjen nga një kampionat i fortë si ai i Belgjikës. Punojnë vazhdimisht me talentë dhe lojtarë cilësorë, kryesisht kanë futbollistë të huaj dhe në përgjithësi janë ekip tepër i fortë që do na shkaktojë shumë vështirësi. Mirëpo ne kemi nisur një rrugë të cilës duam t’i qëndrojmë besnik deri në fund dhe vetëm pasi të eliminohemi do të bëjmë llogaritë. Dëshira jonë është të vazhdojmë sa më gjatë në Evropë, në fillim askush nuk e kishte menduar se do të mund të vinim deri këtu, por ne besuam dhe ja ku jemi. Tani jemi të vetëdijshëm se na presin duele të vështira me Gentin, por jemi të vendosur të japim më të mirën nga vetja, për të parë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të bërë surprizën e rradhës”, tha për “antpress.mk” trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviq.


Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë në transfertë me datë 18 Gusht, derisa një javë më pas në Shkup do të zhvillohet ndeshja kthyese, aty ku edhe do të vendoset gjithçka, nëse Shkëndija vërtetë do të bëjë ëndërrën e madhe realitet dhe se do bëhet skuadra e parë nga Maqedonia që do të prek ndeshjet në grupe në kuadër të Europa League.

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

“Situata e tensionuar”, Fabrizio Romano zbulon dy arsyet pse Barcelona dëshiron të shkarkojë Xavin

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

“Planifikova të shijoja Tanzaninë, më pas mora një ftesë në Euro 2024”, lojtari tregon se si anuloi pushimet

Përfaqësueset
Kalo në kategori