Aleanca për Kosovën e Re (AKR) ka reaguar ndaj sondazhit të publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin sondazh VV doli partia e parë në vend, ndërsa AKR nuk ka arritur më shumë se 4 për qind të votave.
AKR-ja përmes një komunikate për medie ka thënë se sondazhet e bëra nga partitë politike në Kosovës janë të porositura dhe të plotësuara në zyrat e partive.
“Sondazhet e porositura dhe të plotësuara nëpër zyrat e partive politike, e që mbajnë logot e ndonjë kompanie, po tentojnë që t’i vlerësojnë lartë me përqindje të votave subjektet politike që po e shkatërrojnë rëndë Kosovën, po i shesin gjatë natës minierat dhe po shkatërrojnë të ardhmen e rinisë kosovare”, thuhet në komunikatë.
Sipas AKR-së, këto sondazhe kanë renditur lartë mbështetjen qytetare për dhunën e shfrenuar ndaj objekteve e pasurisë shtetërore, duke e promovuar atë si zgjidhje të problemeve me të cilat ne ballafaqohemi.
“AKR është e bindur se mbështetja qytetare në ditën e sotme është tri herë më e madhe se ajo që është prezantuar sot dhe ka tendencë të vazhdueshme të rritjes”.
Në reagin thuhet se “Dy blloqet politike në vend, pozita dhe opozita, po e mbajnë peng Kosovën me dy probleme zgjidhjen e të cilave AKR e ka prezantuar dy vite më parë, duke kërkuar fuqishëm që çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të trajtohet në një gjykatë arbitrazhi dhe që lidhjet ose bashkësitë e Komunave cilat do qofshin ato, të bëhen konform rendit juridik në Kosovë, pa krijuar një nivel të mesëm të qeverisjes dhe pa dhënë mundësinë e delegimit të ndonjë kompetence ekzekutive, ndonjë bashkësie të re që mund të themelohet”.
“Është jashtë çdo logjike dhe realiteti politik në vend, që mbi 80% e votuesve të Kosovës të pajtohen me izolimin, varfërinë, korrupsionin, anarkinë dhe shkatërrimin e shtetit të ndërtuar mbi djersën dhe gjakun e qytetarëve të vendit”.
“AKR fton strukturat e veta që të jenë edhe më të mobilizuara në aktivitetet e përditshme, me qëllimin e vetëm që ta shpëtojmë shtetin tonë dhe t`ia kthejmë dinjitetin qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e AKR-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurit u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251