LAJMI I FUNDIT:

AKR-së i bashkohen 50 të rinj, priten nga Presidenti Pacolli

AKR-së i bashkohen 50 të rinj, priten nga Presidenti Pacolli

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka bërë të ditur se pasditen e djeshme këtij subjekti i janë bashkuar pesëdhjetë të rinj, të cilët janë pritur nga Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli.

Duke ju uruar mirëseardhje të aderuarve të rinj, Pacolli vlerësoi se Aleanca Kosova e Re është partia e cila ju ofron të rinjve mundësinë e realizimit të synimeve të tyre për të ardhmen.


“Aleanca Kosova e Re është e angazhuar që të krijojë kushte pune për qytetarët e Kosovës e sidomos për të rinjtë. E gjithë kjo do të behet përmes zhvillimit ekonomik, duke i dhënë kështu mundësinë secilit që të punojë”, ka thënë i pari i AKR-së.

Pacolli ka shtuar se AKR është subjekt politik, i cili ndër prioritetet e veta ka realizimin dhe avancimin e aspiratave të të rinjve në Kosovë.

Lideri i AKR-së më tej ka shtuar se partia të cilën ai e udhëheqë, është e hapur për të gjithë ata të cilët duan ta shohin një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht si dhe të gjithë ata që vlerësojnë se mund të japin kontributin e tyre në këtë drejtim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori