LAJMI I FUNDIT:

AKR e vetme në zgjedhje, duan Behgjet Pacollin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës

AKR e vetme në zgjedhje, duan Behgjet Pacollin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës

Aleanca Kosova e Re (AKR), është shprehur e gatshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë për Telegrafin se sa i përket zgjedhjeve, kjo situatë nuk i ka gjetur aspak në befasi dhe se që dy vite kanë punuar normalisht.


“Neve na ka befasuar dorëheqja e pa paralajmëruar e kryeministrit Ramush Haradinaj, për zgjedhje nuk e kemi problem. Mendojmë që të shkojmë të vetëm në zgjedhje sepse kemi potencial, dhe kemi njeriun që është më meritori që në zgjedhjet e ardhshme të jetë kryeministër, ai është Behgjet Pacolli”, ka thënë Makolli për Telegrafin.

Ndër të tjera, Makolli tha se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka programin më të mirë ekonomik.

“Sikur të mundte Pacolli ta aplikonte programin e tij, sigurisht që nuk do të ndodhte shpërngulja e djemve të ri e vajzave të reja nga Kosova, nuk po them që do ta ndalte 100 për qind, por për 50 për qind do të ndodhte. Krijimi i vendeve të punës do të jepte mundësi që të fillojnë jetën këtu dhe të mos ia mësyjnë perëndimit, sepse i gjithë problemi qëndron tek zhvillimi ekonomik”, ka shtuar ai.

Makolli pohoi se në zgjedhjet e parakohshme mendojnë të shkojnë të vetëm, por varësisht se si do të rrjedhin gjërat do të shohin se me cilën parti do të mund të bashkëpunojnë.

“Në zgjedhjet e fundit kemi qenë në mesin e dy blloqeve të mëdha, por nëse shkohet sërish në atë drejtim, edhe ne do të shikojmë së më kë mund të bashkëpunojmë dhe me kë kemi program më të përafërt”, potencoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, tha se nuk kanë vija të kuqe për askënd, por për disa parti kanë më shumë simpati e për disa më pak.

Të gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, janë deklaruar edhe partitë tjera politike në vend.

Zeka: Nuk do të hyjmë në koalicione parazgjedhore, edhe pse në politikë fjala "kurrë" nuk ekziston
Lexo po ashtu Zeka: Nuk do të hyjmë në koalicione parazgjedhore, edhe pse në politikë fjala "kurrë" nuk ekziston

Tri partitë që aktualisht janë në koalicionin qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë thënë se nuk kanë vija të kuqe për ndonjë parti, por që në zgjedhje preferojnë të shkojnë të vetme.

Gjithashtu, partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dhënë qëndrimin e tyre për koalicionet parazgjedhore. Nga kjo parti kanë deklaruar se garës duan t’i hyjnë të vetëm.

Ndërsa, partia tjetër në opozitë, Vetëvendosje, ka bërë të ditur se janë në bisedime për një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, teksa kanë shtuar se kanë vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Për PDK-në vija të kuqe kanë thënë se do të kenë edhe Partia Socialdemokrate, ndërsa për partitë tjera janë të hapura për koalicione.

Ndërkaq, Ilir Deda nga Alternativa ka propozuar që të gjitha partitë në opozitë të bashkohen dhe të garojnë me një listë të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori