LAJMI I FUNDIT:

AKP privatizoi mbi 40 asete në vlerë prej 4.5 milionë euro

AKP privatizoi mbi 40 asete në vlerë prej 4.5 milionë euro

Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) në ceremoninë zyrtare për hapjen e ofertave të shitjes së aseteve në Likuidim Vala e 29-të, hapi ofertat për 51 Njësi (asete) në tërë Kosovën, ku shuma totale e pranuar nga ofertuesit me çmim më të lartë ishte prej 4 milionë e 587 mijë e 933 euro për 41 njësi, derisa për 11 njësi nuk pati ofertues fare. Ndërsa, totali i ofertave të pranuara në këtë valë ishte 155.

Shuma më e lartë ishte për njësinë nr. 30: NSh Ereniku PP toka afër Çerdhes së fëmijëve në Pejë në vlerë prej 441 mijë e 451 euro nga ofertuesi L58.


Ndërsa oferta më lirë ishte për Njësinë numër 41: Ingenjering shitorja nr. 35 te tregu në Prishtinë në vlerën prej 3 mijë euro nga ofertuesi L65. Shumica prej 51 njësive në këtë valë ishin prona bujqësore.

Kurse, gjatë procesit të sotëm, në orët e mëngjesit ka ndodhur një incident jashtë sallës ku u zhvillua ceremonia e hapjes së ofertave.

Edhe zyrtarë të AKP-së brenda sallës ku mbahej ceremonia, e kanë konfirmuar për KosovaPress se ka ndodhur një incident i tillë, por që sipas tyre Policia mund të ketë informata lidhur me këtë rast.

Incidenti ka ndodhur derisa një ofertues me zarf në dorë ishte duke ardhur në drejtim të Sallës së Kuqe, dy persona të panjohur i janë afruar një ofertuesi dhe ia kanë grisur zarfin me ofertë.

Fjala është për njësinë apo një aset që është në fazën e likuidimin dhe ndodhet në komunën e Deçanit.

Këtë e kanë konfirmuar për kp edhe policia e Kosovës, ku sipas tyre një person është arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori