LAJMI I FUNDIT:

AKP miraton transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim numër 53

AKP miraton transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim numër 53

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë takim drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj në kuadër të raportimit lidhur me zhvillimet dhe aktivitetet e AKP-së, informoi bordin gjithashtu me të arriturat kryesore gjatë vitit 2019, performancën e rritur si në aspektin financiar ashtu edhe administrativë.


Në këtë mbledhje bordi i drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim numër 53. /Telegrafi/