LAJMI I FUNDIT:

AKP aplikacion për shikim të statusit të kërkesave kreditore

AKP aplikacion për shikim të statusit të kërkesave kreditore

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i AKP-së, i zgjedhur së fundmi, është zotuar se do të punoj intensivisht në ngritje të transparencës dhe informim të shpejtë dhe të saktë të opinionit publik mbi të gjitha vendimet dhe aktivitetet, në interes publik, që AKP i ndërmerr në operimet e saja ditore.

Në vazhdën e këtyre përpjekjeve, pas lirimit të pronave të uzurpuara, AKP ka zhvilluar aplikacionin për shikimin e statusit të kërkesave të kreditorëve online, me qëllim të shpalosjes së informatave dhe qartësimit të operacioneve të AKP-së për publikun.

Kreditorët janë palë të rëndësishme të interesit, të cilët, sot e tutje do të kenë mundësi të shohin statusin e kërkesës së tyre kreditore online.

Ky aplikacion është i vendosur ne ueb faqen e AKP-së dhe do të jetë në funksion të kreditorëve dhe palëve tjera të interesit.