Akoma ka familje që nuk kanë marrë dëmshpërblim për vërshimet e vitit të kaluar në Tetovë (Video)
Edhe gati se një vit pas vërshimeve të vitit të kaluar në Tetovë, një numër i madh i qytetarëve ankohen se lëre që nuk janë dëmshpërblyer por ka dhe të tillë që akoma nuk gjenden në listat e personave të cilët duhet të dëmshpërblehen, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Me 14.08.2015 në mënyrë të dokumentuar i kemi bërë kërkesat në Komunë, për dëmshpërblime për dëmet në fakt prej vërshimeve, sot është data 03.08.2016 akoma nuk ka dhe nuk jemi në lista fare, e jo më kompensim d.m.th. krejt është gënjeshtër”.
Në këtë mënyrë ka reaguar Jusuf Mustafai, banor i lagjes Dardania në Tetovë. Ai thotë se edhe pesë familje të tjera të kësaj lagje kanë të njëjtin hall, nuk kanë marrë kompensimin dhe nuk janë përfshirë fare në listën e dëmshpërblimeve. Mustafi thotë se këtë problem ia kanë shpjeguar edhe kryetares së komunës Teuta Arifi, por ende nuk ka zgjidhje.
“Përveç fjalëve të mira, asgjë konkrete, kohëve të fundit bile nuk dëshiron edhe që të takohet fare. Shkoj që ta kërkoj takim si qytetar i thjeshtë i Tetovës në agjendën e saj kur ka takime me qytetarët, nuk më pranon me pretekst se “Profesor ti flet shumë”, ka thënë ai për TV21.
Se a janë dëmshpërblyer të gjithë banorët e vendbanimeve të vërshuara, kryetarja e komunës, Teuta Arifi thekson se kjo çështje i takon komisionit të posaçëm qeveritar për vlerësimin e dëmeve dhe jo komunës. Sipas saj, komuna e Tetovës i ka kryer obligimet që ka pasur.
“Ka qenë komisioni shtetëror ai që ka bërë vlerësimin, dhe për çdo pakënaqësi duhet të që të drejtohen tek Komisioni shtetëror ndërkohë që çka do që është dërguar tek ne si mjet dhe si informatë për ta kaluar, ne i kemi kaluar të gjitha, për atë u siguroj“, ka theksuar kryetarja Arifi.
Por banorët thonë se komuna duhet tu ndihmojë dhe të ju gjej zgjidhje kërkesave të tyre, pasi siç thonë ata kishin marrë premtime për këtë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBuleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak