LAJMI I FUNDIT:

AKI ka informacione për serbët që u arrestuan në Mal të Zi

AKI ka informacione për serbët që u arrestuan në Mal të Zi

Inteligjenca e Kosovës ka informacione për serbët e përfshirë në planifikimin për sulmet në Malin e Zi.

Sipas përfaqësuesit të AKI-së, pavarësisht se Kosova është e rrezikuar nga këto veprime, Policia dhe Agjencia e Inteligjencës kanë informacione të duhura për të ndaluar çdo formë të provokimeve, shkruan sot gazeta “Zeri”.


Sulmi i planifikuar të ndodhte në Mal të Zi para dy ditësh, në të cilin qenë përfshirë 20 serbë (6 nga veriu i Kosovës), ka alarmuar jo vetëm Malin e Zi, por edhe Kosovën. Planifikimi i sulmit të tillë në shtetin fqinj me persona të dyshuar edhe nga Kosova kanë shqetësuar njohësit e çështjeve të sigurisë.

Vetë fakti që brenda territorit të Kosovës ka persona të tillë, sipas njohësve të kësaj fushe, Kosova duhet t’i rrisë masat e sigurisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj situate. Ndërkaq, zyrtarë të Policisë për Rajonin e Mitrovicës kanë thënë për “Zërin” se sulmi i planifikuar në Mal të Zi nuk ka reflektuar aspak në këtë pjesë të Kosovës.

Mirëpo, përfaqësues të AKI-së thonë se pavarësisht se Kosova është e rrezikuar nga këto veprime, Policia dhe Agjencia e Inteligjencës kanë informacione të duhura për të ndaluar çdo formë të provokimeve.

Haxhi Shala, kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare dhe njëherësh deputet i “Nismës për Kosovën”, e ka cilësuar si shqetësues rastin në fjalë.

“Është shqetësim i madh sepse ka filluar që ndikimi rus të shtrihet në disa vende të rajonit dhe atë Rusia po tenton që të futet përmes dikastereve të veta. Për këtë arsye është shqetësuese jo vetëm për Kosovën, po për gjithë rajonin”, ka thënë ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori