LAJMI I FUNDIT:

AKF gjatë 2015-së ka kryer 4752 ekspertiza

AKF gjatë 2015-së ka kryer 4752 ekspertiza

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, prezantoi punën dhe aktivitetet e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë për vitin 2015. Gjatë vitit 2015 u tha se janë kryer 4752 ekspertiza, me 42.963 dëshmi.

Në këtë ceremoni mori pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.


Gjatë vitit 2015 në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë janë kryer 4752 ekspertiza, me 42.963 dëshmi, është bërë akreditimi i procedurave shkencore për ekspertizë sipas standardeve ndërkombëtare SK EN ISO/IEC 17025, janë akredituar 5 laboratorë me 30 metoda shkencore.

“Gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar dhe validuar metoda shkencore për ekspertizën e eksplozivëve: analiza për identifikimin e eksplozivëve organik (tnt, rdx, hmx, tetryl, ng dhe petn) përmes metodës analitike kromatografia në shtresë të hollë  (k sh h), Analiza e nitroglicerinës (ng) dhe nitrocelulozës (nc) në barutin (lëndën djegëse shtytëse) me  metodën e kromatografise në  shtresë të hollë (kshh), analiza e mbetjeve nga baruti pas qitjes me armë zjarri me difenilaminë.  Janë zhvilluar trajnime dhe specializime të personelit brenda dhe jashtë vendit. Me përkrahjen e ICITAP-it, OSBE-së, UNDP-së, TIKA etj, janë përfituar pajisje të rëndësishme për ekspertizë forenzike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori