LAJMI I FUNDIT:

AKB: kontrabanda dhe informaliteti e shkatërruan ekonominë

AKB: kontrabanda dhe informaliteti e shkatërruan ekonominë

Drejtuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), kanë mbajtur të premten një konferencë për media ku kanë folur për kontrabandën, korrupsionit si dhe për fenomenet negative që po e dëmtojnë ekonominë.

Me këtë rast kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se kontrabanda në Kosovë nuk është si term i pa njohur, po kush e bën mbetet enigma e madhe, por çfarë humb vendi dhe ekonomia e saj as njëherë nuk do të dimë të vërtetën e saktë.


Sipas tij, kontrabanda dhe informaliteti po e shkatërrojë ekonominë Kosovare.

“AKB e vlerëson se nga paslufta e këndej vetëm nga Serbia janë kontrabanduar mbi 2.5 miliardë euro, kjo ka krijuar pa barazi të madhe mes operatorëve ekonomik bizneseve formal e jo formal kjo ka mbyll shume biznese por ka pasurua shumë individ dhe grupe të caktuara që kanë infektuar edhe biznese formale, ka krijua kapital të jashtë ligjshëm qe ky kapital ka krijuar edhe fonde investuese të jashtë kontrollit bankar e sistemit fiskal”, theksoi Shahini.

“Fajdeja burimi kryesor e ka përfitimin jashtë kontrollit shtetëror ky fenomen ka shkatërrua shoqërinë dhe familje te tera, ka mbyll shume biznese, ka pas edhe rrahje marrje te njerëzve peng e vrasje, nga ky fenomen ka pas edhe migrim te qytetarëve dhe familjeve por edhe qërim hesapesh mes grupeve dhe individëve rival”, tha Kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Sipas tij, korrupsioni i ka deformuar institucionet e shtetit. “Të gjitha këto kane një emër krim i organizuar, këto janë shkaqe që ne jemi vendi me i izoluar në Ballkan dhe EU. Nga kjo Kosova ka me se paku investitor te huaj, ka dëmtuar imazhin e vendit ka promovuar pa siguri për biznes e qytetar te cilët po e humbin edhe shpresë për te jetuar ne Kosovë, shume te ri dëshirojnë te ikin nga Kosova, kjo është e keqe tjetër e madhe për vendin”, tha Shahini. /Telegrafi/