LAJMI I FUNDIT:

AKB: Gjakova traditë e industrisë prodhuese

AKB: Gjakova traditë e industrisë prodhuese

Ekspozimi e promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në Gjakovë, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në qendrën tregtare Nertili në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, tha ketë organizim e bëjnë me qëllim të rritjes së konsumimit të prodhimeve vendore.


“Kosova mund të zhvillohet edhe pa produkte serbe, duke konsumuar vetëm prodhime vendëse”, tha Shahini.

Vendimi i institucioneve për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe edhe pse i vonuar, është i rëndësishëm.

Sipas tij, qendra tregtare Nertili, është shembull i mirë se si mund të zhvillohet një biznes pa prodhime serbe.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini shtoi, se Gjakova ka traditë të industrisë prodhuese dhe kjo duhet vazhdoi dhe ky moment pas vënies së masës është mundësi e mirë për të avancuar prodhimtarinë vendëse.

Zëvendësministër i Tregtisë e Industrisë, Bekim Jupa tha se janë gjithnjë pranë prodhuesve vendor, duke u ofruar mbështetje.
Krahas përkrahjes së prodhuesve, i bëjmë thirrje edhe qytetarëve për të konsumuar prodhime vendëse.

“Vendimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, nuk do te hiqet derisa ta njohin Republikën e Kosovës”, tha zëvendësministri Jupa.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjakovës, Ferdinant Kolaj, bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë sa më shumë produkte vendore.

Kurse, Argjend Fetahu, kryetar i AKB-së për regjionin e Dukagjinit, tha se po arrijnë suksese të mëdha, duke tentuar të promovojnë prodhimet e regjionit të
Dukagjinit, duke joshur investitorë të huaj dhe duke promovuar prodhimet vendore në qendrat e ndryshme si mundësi e për t’i shitur ato e për të krijuar partneritet ndërmjet bizneseve prodhuese dhe qendrave tregtare. /Telegrafi/