Ekspozimi e promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në rrjetin e marketeve Viva Fresh Store në Veternik, ku konsumatorë të shumtë kanë pasur mundësi t’i shijojnë e blejnë ato.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se ekspozimi dhe promovimi i prodhimeve vendore në rrjetin e 57 marketeve Viva Fresh Store, është me rëndësi të madhe jo vetëm për prodhuesit, por edhe për konsumatorët e tregtarë.
Ky aktivitet po realizohet në kuadër të fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” për të gjashtëmbëdhjetin vit nga AKB-ja me moton “Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?”.
“Viva Fresh Store është njëra ndër strehët më të mëdha të shitjes së prodhimeve vendore, e cili në marketet e saja ka mijëra produktet e mbi 170 prodhuesve kosovar, e të cilat janë më cilësore se ato vende tjera”, tha Shahini.
Ai tha se ky rrejt i marketeve ofron hapësira të mjaftueshme për prodhimet vendore. “Ky rrjet i marketeve ishte dhe mbetet streha më e madhe e shitjes së prodhimeve vendore. Këtu mbi 30 për qind e shitjes janë nga produktet vendore”, tha kryetari i AKB-së, Agim Shahini.
Ministri i Tregtisë e Industrisë, Endrit Shala, tha se kjo kompani në zinxhirin e saj të marketeve ka në shitje prodhimet e mbi 170 prodhueseve vendorë.
Sipas ministrit produktet tona të jenë edhe më të mira, ndërsa tregtarët të ofrojnë mundësi që prodhimet tona të jenë më të qasshme. Duhet rritet cilësia që prodhimet kosovare të jenë më të preferuara e konsumuara
Ministri ftoi qytetarët për konsum të prodhimeve vendore, sidomos tash pas taksës prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe e boshnjake.
E, Erton Bega, drejtor i marketingut, tha se Viva Fresh Store është biznes vendor i cili është rritur bashkë me prodhimet e vendit.
“Ne kemi stimuluar prodhimet vendore dhe kemi hapur rrugën për prodhimet vendore jo vetëm tash por edhe në kohën kur ishte më së vështiri”, tha Bega. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë