Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka shënuar sot përvjetorin e pestë të themelimit të saj përmes organizimit të Konferencës Ndërkombëtare me temë “Diplomacia, gjinia, fuqizimi dhe ndërtimi i kombit”.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, gjatë fjalimit të saj. ka kujtuar sfidat me të cilat është përballur Kosova në procesin e ndërtimit të shtetit ku siç është shprehur ajo kontribut të pazëvendësueshëm zë angazhimi i gjinisë femërore.
“Gratë nëse nuk marrin pjesë në qeveri atëherë gjysma e popullit nuk do të përfshihet në vendimmarrje. Burimet e financimit janë sfidat me të cilat përballen gratë dhe financimi është çelësi i suksesit për to. Ne e kemi bërë hapin e parë dhe duam të vazhdojmë”, tha Vuniqi.
Drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqiri Ismaili, është shprehur se në Kosovë gruaja po zë vendin e saj në shoqëri dhe puna e grave në institucione përbën një realitet të prekshëm dhe faktor të prekshëm në arritjen e objektiveve.
“Akademia është institucion që ka për qellim që të zhvillojë aftësi personale të stafit diplomatik. Akademia në këto 5 vite ka trajnuar një gjeneratë të re të diplomatëve të suksesshëm. Përmes kësaj veprimtarie akademia ka forcuar dhe do të forcoj kapacitetet”, tha ai.
Ai ka përmendur edhe marrëveshjet e bashkëpunimit që AD ka nënshkruar me shtetet e ndryshme si dhe synimin që ka ky institucion për vitet e ardhshme.
“Janë nënshkruar 33 marrëveshje vendore e ndërkombëtare me të gjitha vendet e botës. Kemi realizuar katër publikime në anglisht. Rëndësi për akademinë që njihet roli parësor. Objektiv kryesor është forcimi i pozitës së shtetit jashtë. Tani synim i akademisë këtë vit është krijimi i shkollës diplomatike”, tha Ismaili. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Vranët dhe me shi
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete