"Ajo nuk plaket" - njerëzit nuk mund ta besojnë sa vjeç është Alessandra Ambrosio

Supermodelja braziliane Alessandra Ambrosio doli në skenë me një paraqitje të jashtëzakonshme në edicionin e këtij viti të Victoria’s Secret Fashion Show në New York. Ajo shkëlqeu me vetëbesim dhe prezencë, duke mahnitur përsëri publikun.
Në pasarelë, Alessandra u shfaq me dy pamje spektakolare. Në shfaqjen e parë, ajo veshi një kostum të artë-metalizuar me krahë që dukeshin sikur kishin kaluar nëpër flakë.
Në paraqitjen e dytë, Alessandra ndryshoi stilin dhe doli në një kostum të zi me rrjetë dhe krahë të mëdhenj të ngjashëm me ata të një fluture.

Rikthimi i saj në pasarelë tërhoqi vëmendjen e publikut, ndërsa shumë fansa nuk mund të besonin se Alessandra ka 44 vjet, duke komentuar se ajo duket shumë më e re.
“Ajo nuk plaket,” shkruajnë ndjekësit.

Alessandra Ambrosio është një nga supermodelet më të njohura braziliane të brezit të saj, dhe famën ndërkombëtare e ka fituar si një nga fytyrat kryesore të brendit Victoria’s Secret. Karriera e saj, e shënuar nga pamja ekzotike, profesionalizmi dhe qëndrueshmëria në industrinë e modës, dëshmon për epokën e artë të supermodeleve të fillimit të viteve 2000.
E lindur më 11 prill 1981 në Erechim, Brazil, Alessandra tregoi interes për modeling që në adoleshencë. Në moshën 15-vjeçare, ajo mori pjesë në konkursin Elite Model Look Brazil dhe arriti në finale, duke i hapur dyert e skenës ndërkombëtare të modës.

Shumë shpejt, ajo nënshkroi kontratë me Elite Model Management dhe nisi karrierën që e çoi në kopertinat e revistave prestigjioze si Vogue, Harper’s Bazaar, Elle dhe GQ, si dhe në fushata për brende të njohura si "Armani Exchange", "Ralph Lauren", "Dolce & Gabbana", "Christian Dior" dhe "Calvin Klein".
Moment kyç në karrierën e saj erdhi në vitin 2000, kur Alessandra shfaqet për herë të parë në pasarelën e Victoria’s Secret, duke filluar një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me brendin që do të shënonte një epokë të tërë të modës.

Shpejt, Alessandra u bë një nga modelet më të dashura të Victoria’s Secret, dhe në 2004 mori titullin zyrtar të “engjëllit”, një pozicion i rezervuar për modelet më të njohura të brendit, si Gisele Bündchen, Adriana Lima, Tyra Banks dhe Heidi Klum.
Si një “engjëll” e brendit, Alessandra ishte pjesë e rregullt e Victoria’s Secret Fashion Show deri në vitin 2017, duke u bërë simbol i estetikës së Victoria’s Secret: glamur, joshës dhe sportiv njëkohësisht. Në vitin 2005, ajo hapi shfaqjen duke mbajtur krahët ikonë prej karamele, ndërsa në 2012 dhe 2014 pati nderin të mbante Fantasy Bra, pjesën më luksoze të koleksionit, e punuar me gurë të çmuar dhe me vlerë disa milionë dollarë.

Sot, Alessandra Ambrosio mbetet ikonë e industrisë së modës dhe një nga fytyrat më të njohura të Victoria’s Secret të të gjitha kohërave. Karriera e saj me brendin, e cila zgjati afërsisht dy dekada, konsiderohet një nga më të gjatë dhe më të suksesshme në historinë e “Victoria’s Secret Angels”. /Telegrafi/






























































