Ajeti: Ishte vështirë por ia dolëm

“Bendtnerin e kanë problem ta ndalin edhe shumë qendërmbrojtës me emër në botë, sepse është një sulmues i dëshmuar. Unë mbrëmë kam pasur shumë punë me të dhe mendoj se kam arritur ta ndali me sukses”, thekson Ajeti për GazetaOlle.com.
Ai thekson fjalët që ia tha Bendtneri në njërin nga shumë duele. “Një herë më goditi me bërryl dhe më pas më kërkoi falje”, sqaron lojtari me prejardhje nga Podujeva.
Arlindi thekson se në pjesën e dytë, danezët i vunë në vështirësi të mëdha.
“E vëshirë ishte sepse Danimarka luan futboll shumë të mirë. Në pjesën e parë nuk kanë qenë të rrezikshëm, kurse në të dytën na kanë rrezikuar, kurse ne u mbrojtëm mirë. Synimi ynë ishte të dalim të pamposhtur, mirëpo në fund t ëlojës kemi mundur edhe të fitojmë krejt. Nëse luftojmë kështu dhe luajmë me zemër edhe në tri finalet e ardhshme (ndaj Portugalisë, Serbisë dhe Armenisë), ne do të shkojmë në Francë, pasi i gjithë kombi shqiptar e meriton këtë”, shtoi ai.
Në dy ndeshjet e fundit me Francën dhe Danimarkë, Ajeti ka luajtur titullar, derisa Shqipëria nuk ka pësuar gol.
Të hënën, Shqipëria pret Portugalinë e Ronaldos në “Elbasan Arena”, derisa Ajeti beson se ai me shokë do ta ndalin edhe yllin botëror.
“Ronaldo është ndoshta më i miri në botë, por ne do ta ndalim dhe do të fitojmë”, theksoi Arlind Ajeti, i cili e di mirë se bashkëlojtari i tij, Berat Xhimshiti do të ketë punë më shumë me yllin e Real Madridit. /Gazeta Olle/


















































